Aktualitet17 Maj 2018, 13:25

Zbulohet identiteti i bashkëpunëtorit X në audiopërgjimin ‘Xhafaj’, shoqërohet në polici (Emri)

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet identiteti i bashkëpunëtorit X në audiopërgjimin

Policia ka shoqëruar sot bashkëpunëtorin X të shfaqur në audio përgjimin e Partisë Demokratike, ku implikonte vëllain e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. “Panorama” nga burime të sigurta ka mësuar se emri i të arrestuarit është Albert, që në audio është idendifikuar si bashkëpunëtori X.

Sot kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se bashkëpunëtori X është ne terror nga bandat e Xhafajt dhe nga presioni i policisë.

“Policia ka marrë urdhër nga vëllezërit Xhafaj, prej 72 orësh dëshmitari x dhe familja e tij janë në presion të dyfishtë, të bandës Xhafaj dhe terrorin policor, e gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë atij”, tha Basha nga foltorja e Kuvendit.

Sipas Bashes, “E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë dëshmitarit. Policia e ka për detyrë të ndalojë Agron Xahafaj, i cili është koka e drogës në Vlorë. Prokuroria e ka për detyrë të hapë hetimin. Por kanë bërë dicka tjetër, terror policor, përderisa audiopërgjigimi nuk është i vërtetë, perse i jane vënë prapa dëshmitarit X dhe jo bandave?”.

Aktualitet