
Zbulohet miqësorja e marsit për kuqezinjtë tanë, Uzbekistani testi i parë për Silvinjon
Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë në muajin Mars një miqësore me Uzbekistanin. Sfida është parashikuar të luhet më datë 24.
Kjo datë ishte caktuar si datë e lirë nga UEFA dhe kombëtarja do ta shfrytëzojë për një miqësore me Uzbekët.
Sipas “RTSH”-së, Federata Shqiptare ishte në bisedime për miqësore dhe me Ukraninën dhe Tunizinë, por gjuha e përbashët u gjet me Uzbekistanin.