Politike27 Qershor 2018, 18:05

Zbulohet padia e dytë e Taulant Ballës për Lulzim Bashën (Dokumenti)

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet padia e dytë e Taulant Ballës për Lulzim Bashën (Dokumenti)

Taulant Balla ka kallëzuar penalisht kryetarin e PD, Lulzim Basha për nxjerrje të sekretit hetimor si dhe për shpifje, lidhur operacionin e policisë ku u sekuestruan 3.4 mln euro në dy automjete “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit.

Nga foltorja e Kuvendit javën e kaluar, Basha akuzoi Ballën se ishte garant i dërgesës së parave të siguruara nga veprimtari të paligjshme në vendet e Europës, të cilat po tentoheshin të futeshin në vendin tonë të fshehura në dy automjete.

I kallëzuari prej meje nuk ka një pozicion të tillë që të vijë në dijeni zyrtarisht me informacione, fakte apo rrethana që ai ka bërë publike. Të gjitha të dhënat, faktet dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale që janë përhapur nga i kallëzuari, më vonë kanë rezultuar tepër të vërteta dhe kjo më bën të besoj se ai ka bashkëpunuar me persona të cilët janë në dijeni të një informacioni të tillë për shkak të detyrës.

Bashkëpunimi është kriminal, pasi ligji e ndalon përhapjen e informacioneve hetimore, sekreteve hetimore apo cdo të dhënë tjetër me pasoja për hetimin, që sikurse rezulton, personat nën hetim janë zhdukur nga Shqipëria duke mos u bërë e mundur kapja e tyre.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike