
Zbulohet plani çnjerëzor i Vladimir Putinit; si po përdor fëmijët për të luftuar në vijën e parë të frontit kundër Ukrainës
Kremlini akuzohet nga zyrtarët e të drejtave të njeriut për rekrutim të paligjshëm të fëmijëve të dërguar në vijën e parë të luftës.
Përmes një artikulli, mediet romune raportojnë se “pas humbjes së 30,000 ushtarëve, Vladimir Putin iu drejtua një gjesti çnjerëzor, në përpjekje për të balancuar trupat e tij dhe për t’i dërguar ato në luftë kundër Ukrainës, duke rrezikuar të humbasë jetën”.
Por, çfarë janë klubet patriotike
Klubet patriotike që u shfaqën në Ukrainën lindore, në zonat e pushtuara nga rusët në vitin 2014, janë pjesë e një fushate për të promovuar kulturën e vendit në Lugansk dhe Donetsk. Organizata për të drejtat e njeriut ka akuzuar se në ato klube fëmijët përgatiten për operacione ushtarake në shkallë të gjerë, duke u dërguar më pas për të luftuar në luftë, me shumë gjasa kundër dëshirës së tyre.
Raportet e organizatave për të drejtat e fëmijëve kanë treguar se ka shumë mundësi që disa nga ushtarët rusë të vrarë në front mund të jenë këta nxënës të shkollës ushtarake, të cilët kanë humbur jetën për shkak të mungesës së përvojës. Për më tepër, stemat dhe shenjat e këtyre fëmijëve ushtarë, u gjetën në fushë-betejën e Ukrainës.
Komisionerja parlamentare e Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Lyudmyla Denisova zbuloi se si këta fëmijë të rekrutuar ilegalisht u dërguan në fushën e betejës dhe u detyruan të përdorin armë në mënyrë të paligjshme.
“Autoritetet okupuese [në Lugansk dhe Donetsk] po mobilizojnë fëmijët që kanë marrë pjesë në të ashtuquajturat klube patriotike, në nivelin e formacioneve të armëve ilegale. Ata bënë stërvitje ushtarake dhe pati vdekje mes këtyre adoleshentëve [në Ukrainë].
Ai tani po promovon hyrjen e civilëve në ushtri, duke përfshirë fëmijë në territoret e pushtuara përkohësisht. Duke vepruar kështu, Federata Ruse shkeli ligjet dhe zakonet e luftës sipas Konventës së Gjenevës të vitit 1949 për Mbrojtjen e Civilëve dhe të Drejtave të Fëmijëve. Rekrutimi i fëmijëve është një shkelje e ligjit ndërkombëtar”- tha Denisova, sipas Antena3.