Aktualitet 6 Tetor 2018, 10:17

Zbulohet plani mafioz, Meta-Kryemadhi ‘puç’ Bashës, kërkojnë rikthimin e Berishës në krye të PD

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet plani mafioz, Meta-Kryemadhi ‘puç’ Bashës,

Zbulohet plani mafioz, Meta-Kryemadhi ‘puç’ Bashës, kërkojnë rikthimin e Berishës në krye të PD

Monika dhe Meta i kërkojnë Berishës që të rikthehet në PD dhe të shkarkojë Lulzim Bashën, i cili po bashkëpunon me Ramën

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i ka dhënë një mesazh të koduar ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i thënë se me Lulzim Bashën në krye të PD, opozita nuk vjen asnjëherë në pushtet, për shkak se Basha bashkëpunon në prapaskenë me Edi Ramën.

Monika në fakt tha se opozita nuk i përballon dot bandat e Edi Ramës, por kjo ishte vetëm një maskim dhe një mesazh i koduar për Berishën. Me fjalë të tjera, Monika dhe Meta i kërkojnë Berishës që të rikthehet në PD dhe të shkarkojë Lulzim Bashën, i cili po bashkëpunon me Ramën, duke ndarë së bashku kullat te teatri, fabrikat e plehrave dhe paratë e buxhetit të shtetit.

“Sfida e opozitës është që të dalim me qytetarët në rrugë dhe të rrëzojmë Edi Ramën. Monika me Lul Bashën nuk e rrëzojnë dot vetëm Ramën”, kjo ishte deklarata e Kryemadhit në një studio televizive, që ngjalli dyshime të forta. Në prapaskenë, duket se Monika dhe Meta kanë nisur planin e fshehtë dhe mafioz për rikthimin në krye të PD të Sali Berishës, që në fakt do të ishte rrënimi total i të dyja partive opozitare, PD dhe LSI.

Ilir Meta dhe Sali Berisha janë dy njerëzit më të urryer për shqiptarët në mbarë vendin, politikanët që ju kanë pirë gjakun njerëzve, vetëm e vetëm për të mbushur xhepat e tyre, ndaj dhe rikthimi i këtyre dy kokave kriminale do të ishte fatale për PD dhe LSI, që padyshim do të humbisnin dhe votat e militantëve më të flaktë të tyre. Zgjedhjet po trokasin dhe Monika duhet ta mendojë mirë lëvizjen e radhës, për të shpëtuar nga fundosja partinë e saj hajdute!/Pamfleti

Kryesore Ilir Meta Lulzim Basha Monika Kryemadhi Sali Berisha