
Zbulohet shuma që do ofrojë Kosova për rindërtimin e ‘Notre Dame’
Shteteve apo biznesmenëve që do dhurojnë kontribute financiare për rindërtimin e ‘Notre Dame i është bashkuar edhe Kosova.
Qeveria e Kosovës ka dhuruar një shumë simbolike prej 20 mijë eurosh për rindërtimin e katedrales Notre-Dame në Paris.
Ndërsa vendimi i Haradinaj ka ngjallur reagime të shumta në radhët e opozitës, Kryeministri i kosovës pati këtë përgjigje:
“Nuk e kanë mirë ata që po mundohen me ja u shëndosh zemrat të varfërve dhe të sëmurëve. Në raste të caktuara edhe Franca na i shëron njerëzit. Po thonë Franca është e pasur por sot në Francë strehohen dhjetëra dhe mijëra qytetarë të vendit tonë, edhe të Prishtinës. Të mos nxitojmë. Dëgjova deklaratat por ruajuni se janë dhjetëra dhe mijëra qytetarë tanë në Francë, marrin para çdo muaj”.
Një ditë më parë edhe qeveria shqiptare akordoi një fond prej 100 mijë eurosh në ndihmë të Francës për rinovimin e kadedrales së Notre Dame e cila u dogj nga zjarri.