Kulture21 Dhjetor 2022, 14:38

Zbuloni librin më të shitur në Rusi dhe SHBA për vitin 2022

Shkruar nga Pamfleti

Libri i famshëm ‘1984’ i George Orwell ka kryesuar listën ruse të bestsellerëve për vitin 2022, pasi pushtimi i Ukrainës nga Putin tërhoqi krahasime të shumta.

Romani distopik i George Orwell u botua në vitin 1949 dhe tregon për një të ardhme ku një qeveri fiktive totalitare merr nën kontroll shtetin e ‘Oqeanisë’, që përfshin Britaninë.

Oqeania është vazhdimisht në luftë me Euroazinë dhe Azinë Lindore.

Ndër të tjera, kjo qeveri krijon forma propagande si ‘Newspeak’, e cila është një formë tepër e thjeshtuar e anglishtes së folur pa fjalë negative për të kufizuar kritikën – p.sh. shumë e keqe është ‘dyfishtë jo e mirë’

Libri ndjek punonjësin e Ministrisë së të Vërtetës, Winston Bishop, i cili dëshiron të rebelohet kundër partisë dhe liderit suprem ‘Big Brother’ apo Vëllai i Madh.

‘1984’ u ndalua në Bashkimin Sovjetik deri në vitin 1988. Që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës në shkurt, ligjet e reja ruse që kontrollojnë opozitën politike në Rusi janë kritikuar si ligje Orwelliane.

Putini ka zhdukur opozitën politike dhe mediat kritike nga sfera publike në dy dekadat e tij në pushtet, si dhe ka rehabilituar kujtesën e Stalinit. Pas pushtimit të Ukrainës, Kremlini e bëri gjithashtu të paligjshme publikimin e ‘lajmeve të rreme’ për luftën. Kremlini nuk e përdor as fjalën ‘luftë’ në vend të kësaj duke iu referuar pushtimit të Ukrainës si një ‘operacion special ushtarak’.

Zyrtarët në Moskë vazhdojnë të pohojnë se Rusia nuk ka keqdashje ndaj Ukrainës, nuk sulmoi fqinjin e saj dhe nuk po pushton territoret ukrainase që ka kapur dhe aneksuar.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Libri më i lexuar në SHBA

Një kontrast mjaft interesant vihet re në momentin që krahasojmë librin më të shitur në Rusi me atë më të lexuar në anën tjetër të botës në Shtetet e Bashkuara – i cili tregon shumë ose pak edhe për gjendjen psikologjike të secilës shoqëri.

Sipas platformës kryesore të shitjes së librave prej dekadash tashmë në SHBA dhe Kanada – Amazon – libri më i shitur për vitin 2022, është ‘Mbaron me ne’ nga Colleen Hoover, një histori dashurie e cila bazohet në marrëdhënien midis nënës dhe babait të vetë Hoover-it. Hoover e përshkroi atë si “libri më i vështirë që kam shkruar ndonjëherë.”

“It Ends with Us” fokusohet te Lily Bloom, një e re e sapo-diplomuar nga kolegji, e cila zhvendoset në Boston dhe hap biznesin e saj me lule. Ajo zhvillon ndjenja për kirurgun Ryle Kincaid, i cili fillimisht heziton të ketë një marrëdhënie serioze me të. Ndërsa marrëdhënia e tyre lulëzon, Lily ka një takim të papritur me dashurinë e saj të parë, Atlas Corrigan. Ky rikthim i Atlas kërcënon marrëdhënien e saj me Ryle dhe e detyron atë të pajtohet me traumën e së kaluarës dhe të tashmes. Lily detyrohet të marrë një vendim të vështirë kur përballet me një sulm dhe zbulon se tashmë është shtatzënë me fëmijën e Ryle. Atlas fillimisht e ndihmon atë, por të dy vendosin se nuk mund të jenë pranë njëri-tjetrit rastësisht…

Kulture #libri më të shitur në Rusi dhe SHBA për vitin 2022