Aktualitet25 Maj 2018, 19:57

Zbythet Basha, ndryshon skenarin e protestës, PD kërkesë tjetër në polici

Shkruar nga Pamfleti
Zbythet Basha, ndryshon skenarin e protestës, PD kërkesë

Zbythet Basha, ndryshonn skenarin e protestës, PD kërkesë tjetër në polici

Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë të dytë në Policinë e Tiranës në lidhje me protestën e ditës së nesërme.

selia blu ka kërkuar leje për 4 orë të tubimit të opozitës, ndërsa orari i nisjes është i njëjti, në orën 11:00.
Ditën e djeshme u lajmërua se protesta nuk do të kishte një orar përfundimi, duke vendosur në gatishmëri policinë.

Ndërkohë, plani i masave që është hartuar nga uniformat blu është më i përforcuar se gjatë protestave të fundit që ka zhvilluar opozita.

Të paktën 1500 efektivë pritet të jenë në terren.
Policia e Shtetit do të kalojë në gatishmëri të përforcuar që prej mbrëmjes së të premtes ndërsa në gatishmëri do të kalojë po ashtu edhe policia e burgjeve dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato të Renea-s.

Nga ana tjetër policia rrugore do të bllokojë dhe devijojë qarkullimin që prej mëngjesit të së shtunës në të gjitha akset që të çojnë drejt sheshit “Skënderbej” dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Aktualitet