Bota 2 Tetor 2022, 21:56

Zelensky bisedë telefonike me Macron, në fokus kërcënimet bërthamore dhe aneksimi i territoreve ukrainase

Shkruar nga Pamfleti
Zelensky bisedë telefonike me Macron, në fokus kërcënimet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, ku kanë diskutuar rreth situatës së luftës.

Lajmin e bëri të ditur vetë presidenti Zelensky, me anë të një postimi në rrjetin social facebook. Ai zbuloi se gjatë telefonatës, diskutuan sa i takon mbështetjes së mëtejshme të Francës ndaj Ukrainës, situatës në termocentralin e Zhaporizhzhia-s dhe rrezikun nga kërcënimet bërthamore.

Më tej në postimin e tij, Zelensky kërkoi një reagim të ashpër nga perëndimi sa i takon veprimit të paprecedent të Rusisë, për aneksimin e territoreve ukrainase.

Bisedova me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Ne diskutuam rreth rëndësisë për të forcuar mbrojtjen dhe mbështetjen ndaj Ukrainës. Gjithashtu prekëm dhe disa çështje si kërcënimi bërthamor që bën Rusia, situatën në termocentralin bërthamor të Zhaporizhzhia-s. Falenderoj Emmanuel Macron për qëndrimin kundër referendumeve për aneksimin e 4 rajoneve tona nga Rusia. Ne presim reagime të ashpra nga e gjithë bota kundër veprimeve të paligjshme të Rusisë, madje duke shtrënguar më shumë sanksionet ndaj këtij agresori”, shkruan Zelensky në postimin e tij.

Bota Macron telefonate Zelensky