Bota20 Prill 2022, 16:50

Zelensky dhe Navalny thirrje francezëve të refuzojnë Marine Le Pen

Shkruar nga Pamfleti
Zelensky dhe Navalny thirrje francezëve të refuzojnë Marine Le

Zgjedhjet presidenciale në Francë kanë marrë një rëndësi të veçantë, pasi duket se do të përcaktohet dhe raporti i Parisit me Kremlinin.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është bërë pjesë e fushatës, pasi ka kërkuar sot nga francezët që të refuzojnë Marine le Pen. Kjo e fundit e ka shprehur hapur mbështetjen për Vladimir Putinin. “Unë kam marrëdhënie të mira me Emmanuel Macron dhe nuk do të doja t’i humbja ato”, tha Zelensky në një intervistë, duke marrë parasysh gjithashtu se për Kievin, Marine Le Pen është një person “non grata”. Në vitin 2017 ajo u shpall e padëshiruar për shkak të deklaratave në mbështetje të aneksimit të Krimesë

Po ashtu thirrje kundër saj ka bërë dhe opozitari Alexey Navalny. Ai shkroi në Twitter: “Ju bëj thirrje pa dyshim dhe pa asnjë hezitim francezëve që të votojnë Emmanuel Macron më 24 prill”.

Bota francë Navalny Zelensky