Bota13 Gusht 2022, 13:24

Zelensky i kërkon BE-së kufizimin e lëvizjeve për turistët rusë: Blloku s'mund të kthehet në një supermarket që mund të hyjë kushdo!

Shkruar nga Pamfleti
Zelensky i kërkon BE-së kufizimin e lëvizjeve për

SHBA ndihmon Ukrainën: 53 milionë dollarë për pajisjet e rrjetit të energjisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy u bëri thirrje edhe një herë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që t’u refuzojnë vizat qytetarëve të Rusisë, duke theksuar se blloku nuk mund të bëhet “një supermarket ku mund të hyjë kushdo”.

Megjithatë, udhëheqësi ukrainas specifikoi se kjo kërkesë nuk vlen për rusët që kanë nevojë për ndihmë, sepse ata “rrezikojnë lirinë ose jetën e tyre duke kundërshtuar politikat e presidentit rus Vladimir Putin”.

“Duhet të ketë garanci që vrasësit rusë ose bashkëpunëtorët e shtetit terrorist të mos përdorin viza Shengen”, tha Zelensky.

Vlen të përmendet se, Estonia është bërë shteti i parë evropian që u ka ndaluar rusëve që të kalojnë pushimet në vendin baltik.

“Duhet ta kuptoni se vetëm 10 për qind e popullatës ruse udhëtojnë jashtë vendit – e ata janë me qëndrim në Moskë dhe Shën Petersburg”, njoftoi kryeministrja estoneze, Kaja Kallas.

Bota BE Zelensky