Bota 8 Maj 2022, 17:07

Zelensky ia kthen Putinit me të njëjtën monedhë, akuza Rusisë për sulme të përgjakshme si nazistët

Shkruar nga Pamfleti
Zelensky ia kthen Putinit me të njëjtën monedhë, akuza

Zelensky ia kthen Putinit me të njëjtën monedhë, akuza Rusisë për sulme të përgjakshme si nazistët

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për implementimin në mënyrë “të përgjakshme të një strukture të ngjashme me nazizmin” gjatë sulmeve.

Përmes një fjalimi për të përkujtuar Luftën e Dytë Botërore, Zelensky tha se ushtria ruse po përsëriste “mizoritë” naziste gjatë pushtimit të Ukrainës. “Errësira është kthyer në Ukrainë dhe është bërë sërish bardh e zi”, tha Zelensky përmes një videomesazhi në rrjetet sociale.

“E keqja është kthyer, me uniformë të ndryshme, me slogane të ndryshme, por për të njëjtin qëllim”- shtoi ai, raporton BBC.

Videoja gjithashtu shfaqi pamjet arkivore të Luftës së Dytë Botërore dhe pamjet bardh e zi të pushtimit rus. Referencat e Zelenskit ndaj nazizmit duket se janë një përpjekje për ta kthyer gjuhën e Vladimir Putin kundër tij.

Kujtojmë se, Rusia e ka justifikuar ofensivën e saj në Ukrainë si një “operacion special” për të “çmilitarizuar” dhe “denazifikuar” fqinjin e saj.

Bota #lufta në Ukrainë #pushtimi rus Lufta e Dytë Botërore nazizmi