Bota14 Dhjetor 2022, 13:09

Zelensky kërkoi armëpushim për Krishtlindje, Kremlini e refuzon

Shkruar nga Pamfleti
Zelensky kërkoi armëpushim për Krishtlindje, Kremlini e refuzon

Kremlini ka refuzuar propozimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelnsky, për paqe gjatë Krishtlindjeve.

Propozimi i Zelenskyt flet për tërheqjen e trupave ruse. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmytro Peskov tha se tre hapat e propozuara nga Zelensky janë hapa që çojnë drejt vazhdimit të armiqësie.

“Pala ukrainase duhet të marrë parasysh realitetet që janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe,” shtoi ai në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me tërheqjen e propozuar të trupave ruse.

“Dhe këto realitete tregojnë se në Rusi janë shfaqur subjekte të reja. Ato u shfaqën si rezultat i referendumeve që u zhvilluan në këto rajone. Pa marrë parasysh këto realitete të reja, asnjë lloj përparimi nuk është i mundur.”

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë hodhën poshtë “referendumet” të përmendura nga Peskov të mbajtura në katër rajone të Ukrainës jugore dhe lindore që pjesërisht mbahen nga Rusia si të paligjshme, duke thënë se ato u mbajtën nën kërcënimin e armëve.

Bota #Kremlin Lufte Zelensky