
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat ushtarake ruse duan të futen në centralin bërthamor të Çernobilit.
Zelensky tha se ukrainasit që kanë dalë “në front” po rrezikojnë jetën që të mos përsëritet tragjedia e vitit 1986.
Në vitin 1986 ndodhi një shpërthim aksidental në centralin berthamor të Çernobilit, shpërthim i cili la mijëra të vdekur dhe pasoja afatgjata në mjedis.
Forcat ushtarake ruse kanë nisur tashmë sulmin mbi Çernobilin.
Në rast se centrali bërthamor shpërthen, do të shkaktonte një re radiokative në të gjithë Evropën.
Njoftimin alarmant, Zelensky e bëri në faqen zyrtare në Twitter.
Russian occupation forces are trying to seize the #Chornobyl_NPP. Our defenders are giving their lives so that the tragedy of 1986 will not be repeated. Reported this to @SwedishPM. This is a declaration of war against the whole of Europe.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 24, 2022