Bota 5 Korrik 2022, 13:47

Zelensky paralajmëron katastrofë bërthamore

Shkruar nga Pamfleti
Zelensky paralajmëron katastrofë bërthamore

Në një konferencë të mbajtur për mediat, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje që të zbatohen të gjitha sanksionet kundër Rusisë dhe paralajmëroi ndërkombëtarët për rrezikun e një katastrofe bërthamore.

Ai theksoi se të gjitha sanksionet duhet të miratohen dhe vihen në zbatim, pasi Rusia po shkel të drejtat ndërkombëtare  dhe po cënon demokracinë.

“Të gjitha sanksionet kundër Rusisë duhet të miratohen 100%, pa përjashtime dhe të vazhdojnë, sepse nëse nuk e ndalojmë këtu, Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë dhe do të vazhdojë me këtë politikë. Po, do të jetë e vështirë për të gjithë botën, por do të jetë më e ashpër për Rusinë, e cila do të detyrohet të ndalojë këtë luftë. Sanksionet nuk kanë të bëjnë vetëm me luftën kundër Ukrainës, por me shkeljen e të drejtës ndërkombëtare, cenimin e demokracisë, të drejtave të njeriut, lirisë së fjalës”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas shtoi se vetëm presioni mund ta detyrojë Rusinë të tërhiqet dhe se Ukraina është në pritje të rritjes së ndihmës për vendin.

“Presioni diplomatik apo çdo presion tjetër, 24 orë në ditë, mund ta detyrojë Rusinë të kërkojë realisht paqen dhe ne të gjithë dëshirojmë që paqja të mbizotërojë. Ne po përpiqemi të forcojmë ushtrinë tonë në mënyrë që të mund të mbrojmë vendin tonë. Ne mezi presim rritjen e ndihmës për vendin tim edhe në fusha të tjera” theksoi Zelensky.

I pyetur për qëndrimin e Bjellorusisë, ai tha se raketat erdhën nga territori i Bjellorusisë edhe pse nuk ishte një vendim i popullit të Bjellorusisë. Gjithsesi Zelensky theksoi edhe një herë se Ukraina është e përgatitur për një situatë të tillë”

Bota #katastrofe berthamore Rusia Ukraina Vladimir Putin Volodymyr Zelensky