Bota28 Nëntor 2022, 09:43

Zelensky paralajmëron: Ukrainasit të bëhen gati për sulme të reja nga Rusia!

Shkruar nga Pamfleti
Zelensky paralajmëron: Ukrainasit të bëhen gati për sulme

Presidenti Volodymyr Zelensky është shprehur se qytetarët ukrainas duhet të përgatiten për sulme të reja. Zelensky tha se kriza nga konflikti nuk do të qetësohet.

“Ne e kuptojmë se terroristët po planifikojnë sulme të reja. Ne e dimë këtë si fakt,” tha Zelenskyy në fjalimin e tij, ndërsa shtoi se për sa kohë që rusë të kenë raketa ata nuk do të ndalojnë”.

Zelenskyy deklaroi se java e ardhshme mund të jetë po aq e vështirë sa java e kaluar, kur sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë elektrike i sollën ukrainasve ndërprerje të gjata të energjisë elektrike në vend.

Bota Rusia Zelensky