Bota18 Prill 2022, 09:05

Zelensky thirrje Perëndimit: Çdo vonesë për armët është “leje” që Rusia të marrë jetën e ukrainasve

Shkruar nga Pamfleti
Zelensky thirrje Perëndimit: Çdo vonesë për armët

Zelensky thirrje Perëndimit: Çdo vonesë për armët është “leje” që Rusia të marrë jetën e ukrainasve

Në fjalimin e tij drejtuar kombit, Presidenti i Ukrainës Zelensky bëri thirrje për më shumë armë. Ai e përshkroi çdo vonesë si “leje që Rusia të marrë jetën e ukrainasve”.

“Ne po bëjmë gjithçka për të siguruar mbrojtjen. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët. U jemi mirënjohës atyre që vërtet ndihmojnë me gjithçka që munden. Por ata që kanë armët dhe municionin që na duhen dhe vonojnë sigurimin e tyre, duhet ta dinë se prej tyre varet edhe fati i kësaj beteje. Fati i njerëzve që mund të shpëtohen.

Dita e 53-të e luftës ka mbaruar dhe kemi 53 ditë që presim përgjigje për disa pika në pyetjet tona për armë. Dhe disa përgjigje janë formuluar në mënyrë që dorëzimi të mund të fillojë vetëm në maj.

Bota #perendim arme jetë leje Ukrainë. Volodymyr Zelensky