
Zelensky a sorpresa in visita a Kherson: «Stiamo andando avanti, siamo pronti per la pace»
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në qytetin Khersonit, pak ditë pas tërheqjes së trupave ruse nga qyteti jugor, pas muajsh të tërë pushtimi.
‘Po përparojmë’, u tha trupave. ‘Jemi gati për paqen, paqe për të gjithë vendin tonë’, shtoi ai.
Zelensky falenderoi NATO-n dhe aleatët e tjerë për mbështetjen e tyre në luftën kundër Rusisë.
Zelensky tha se ai ishte gati për paqe, por jo nëse kjo nënkupton dorëzimin e territorit ukrainas. Zyrtarët amerikanë, në veçanti, i kanë bërë presion atij ditët e fundit për të shprehur një hapje më të madhe ndaj negociatave për t’i dhënë fund luftës.
“Është i gjithë vendi ynë, i gjithë territori ynë. Ne respektojmë ligjin dhe respektojmë sovranitetin e të gjitha vendeve, por tani po flasim për vendin tonë dhe po luftojmë kundër agresionit rus”.
I pyetur për krimet e mundshme të luftës në rajonin e çliruar së fundmi, Zelensky tha se nuk mund të thoshte me siguri se sa krime kishin kryer forcat ruse, por ai vlerësoi se ishin në “qindra”.
Zelensky tha se zyrtarët po punonin për rivendosjen e energjisë elektrike në qytet, ku ai vlerësoi se rreth 70,000 deri në 80,000 banorë mbeten nga një popullsi prej 300,000 para pushtimit. /Përshtati Pamfleti, Washington Post