
Ukraina tërheq kontingjentin e saj ushtarak nga Kosova
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka pranuar se forcat e Kievit ishin tërhequr nga Lysychansku, qyteti strategjik në rajonin lindor të Donbasit, pas një sulmi rus. Megjithatë, u zotua për të rimarrë kontrollin mbi zonën me ndihmën e armëve perëndimore me rreze të gjatë.
“Ukraina nuk do të heq dorë kurrë nga asgjë.
Ne do të kthehemi, falë taktikave tona, falë rritjes së furnizimit me armë moderne”, citohet të ketë thënë ai.
Zelenskyy theksoi se forcat e Kievit po “bënin përparim” diku tjetër, në zonat rreth Kharkiv në veri-lindje dhe Kherson në jug. “Do të vijë dita kur do të themi të njëjtën gjë për Donbasin”, shtoi ai.
Që nga braktisja e sulmeve në Kiev, Rusia e ka përqendruar operacionin e saj ushtarak në qendër industriale të Donbasit që përfshin rajonet e Luhanskut dhe Donetsk, ku përfaqësuesit separatistë të mbështetur nga Moska kanë luftuar kundër Ukrainës që nga viti 2014.
Lysychansk ishte bastioni i fundit ukrainas në Luhansk, një objektiv kyç për Rusinë. Sipas Moskës, marrja e Lysychansk nënkuptonte se kishte “çliruar” Luhanskun, më pak se një javë pasi pushtoi Sievierdonetsk fqinj.
Kjo do t’u sigurojë trupave të Moskës një bazë më të fortë për avancimin drejt Donbasit – rajoni i vjetër industrial i minierave dhe fabrikave që Vladimir Putin është i vendosur të pushtojë. Fokusi i fushëbetejës tani zhvendoset në rajonin fqinj Donetsk, ku Kievi ende kontrollon pjesë të territorit.