Bota27 Shtator 2022, 16:07

Zërat për grusht shteti në Kinë, SHBA dërgon në Azi destrojerin me raketa hipersonike

Shkruar nga Pamfleti

Pas zërave se në Kinë mund të ketë ndodhur një grusht shteti dhe ushtria ka marrë në dorë qeverinë, SHBA është vënë në lëvizje.

Marina amerikane ka dërguar në Azinë lindore një prej anijeve më moderne që ka në flotën e saj. Destrojeri USS Zumwalt është projektuar për të mbajtur në të ardhmen raketa hipersonike që, sipas vetë marinës, do të “krijojnë një tjetër nivel rreziku për kundërshtarët”.

“Prania e anijeve luftarake që pikasen me vështirësi nga radarët sigurisht që përbën interes për kinezët, sidomos nëse Zumëalt është e pajisur me armë hipersonike”, tha për CNN ish-kapiteni i Marinës Ameriane, Carl Schuster.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sipas një raporti të Institutit Detar Amerikan, armët hipersonike do të vendosen mbi destrojerin Zumëalt vitin e ardhshëm. Në një dëgjesë në Kongresin Amerikan në maj 2022, u tha nga ekspertët e marinës se predhat e lëshuara nga kjo armë do të godasin objektivin me një shpejtësi prej gati 21 mijë kilometrash në orë, duke e bërë thuajse të pamundur pikasjen dhe shkatërrimin e tyre nga armiku. Destrojeri Zumëalt mbërriti të hënën në Japoni, duke iu bashkuar skuadriljes së destrojerëve numër 15, që është më e madhja jashtë Shteteve të Bashkuara.

I gjatë 185 metra dhe me peshë 16 mijë tonë, Zumwalt është destrojeri më i madh dhe më modern nga ana teknologjike, që lundron në ujërat e të gjithë globit. Për krahasim, destrojeri më i madh kinez është modeli Type 055, i cili peshon rreth 13 mijë tonë.

Gjatë ditëve të fundit në Kinë kanë qarkulluar informacione për një grusht shteti ushtarak kundër presidenti Xi Jinping, sipas mediave të huaja. Gjatë fundjavës, disa llogari në Twitter, me mijëra ndjekës shpërndanë informacione të pakonfirmuara se presidenti ndodhej në arrest shtëpiak pasi u shkarkua nga posti i kreut të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës.

Kjo nuk është konfirmuar nga asnjë burim zyrtar apo media shtetërore.

Bota Grusht Shteti Kinë shba destojeri