Aktualitet15 Tetor 2018, 11:34

Zgjaten me 3 muaj hetimet për ish-ministrin Samir Tahiri, tre prokurorët që morën vendimin

Shkruar nga Pamfleti
Zgjaten me 3 muaj hetimet për ish-ministrin Samir Tahiri, tre

Zgjaten me 3 muaj hetimet për ish-ministrin Samir Tahiri, tre prokurorët që morën vendimin

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të zgjasë me 3 muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ish-ministri Tahiri ndodhet nën prej një viti, ndërsa Prokuroria ka marrë vendimin pas përfundimit të afatit të vendosur nga gjykata.

Në shkresë, Prokuroria sqaron se hetimet janë shtyrë për shkak se pritet përgjigjja nga letërporositë që duhet të vijnë nga Mali i Zi dhe Italia. Për këtë arsye, pritet që hetimet për Tahirin të vijojnë deri në 17 janar 2019.

Ish-ministri po hetohet pas publikimi të përgjimeve të grupit ‘Habilaj’ që permendin edhe emrin e tij. Po ashtu ai po hetohet për faktin nëse i ka krijuar apo jo lehtësira grupit të Habilajve, për kultivimin dhe më pas trafikimin e kanabisit drejt Italisë, gjatë kohës që ai mbante detyrën e ministrit të Brendshëm.

Mësohet se vendimi për shtyrje për një periudhë 3 mujore është marrë nga 4 prokurorët e çështjes ‘Tahiri’, Gentian Osmani, Arenc Çela, Dritan Prenci, si dhe Vladimir Mara.

Pak ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi zgjatjen e hetimeve për tre ish-policët e Vlorës të shpallur në kërkim, Jaeld Çelën, Sokol Boden dhe Gjergji Kohilën, të cilët dodhen në arrati prej një viti.

Aktualitet grupi habilaj Hetimet Prokuroria Saimir Tahiri