Politike19 Prill 2022, 12:41

Zgjedhja e presidentit, Alibeaj ironizon PS: Procesi duhet transparent, jo i mbyllur në zarf

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhja e presidentit, Alibeaj ironizon PS: Procesi duhet transparent, jo i

Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, në një prononcim për mediat lidhur me procedurat për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, tha se më i rëndësishëm është procesi që sipas tij duhet të jetë transparent e gjithëpërfshirës, “jo i mbyllur në zarf”, duke ironizuar procedurat që nisën sot socialistët.

Alibeaj tha se do të konsultohet me grupin parlamentar të PD lidhur me qëndrimin që do të mbajë për procesin e zgjedhjes së presidentit dhe se mazhoranca nuk duhet ta zgjedhë presidentin me shumicë të thjeshtë.

“Duhet të niset me këmbën e mbarë, duke respektuar kushtetutën, dhe sigurisht atë që ka qenë tradita e deritanishme. Për këtë arsye besoj se kushdo në një ngjarje kaq të madhe si zgjedhja e presidentit procesi duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës. Ky duhet të jetë frymëzimi dhe qasja. Për këtë arsye të gjithë e dimë se cila është procedura e zgjedhjes së presidentit. Presidenti në raundin e  parë dhe të dytë nuk ka pese të zgjidhjet me zarf, pasi nuk e shikon dinjitoze. Do jetë grupi i PD që do të mbajë qëndrimin e tij, do të konsultohem me grupin. Ketë do të bëjë grupi i PD për të qenë transparencë në qëndrimin tonë për presidentin. Do të jetë grupi i yni që do vendos për qëndrimin dhe pastaj për procedurat”, tha Alibeaj.

Politike #PD #Presidenti i ri #Alibeaj