Politike20 Maj 2022, 10:16

Zgjedhja e presidentit, Alibeaj mbledh sërish sot grupin parlamentar

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhja e presidentit, Alibeaj mbledh sërish sot grupin parlamentar

Partia Demokratike do të vijojë edhe sot me negociatat për presidentin e ri.  Ditën e djeshme në mbledhje grupi dolën 10 emra, ndërkohë që sot në orën 16.00 do të ketë një mbledhje tjetër për të diskutuar mbi emrat në fjalë.

Dje në mbledhje ishin të pranishëm 26 deputetë, duke siguruar kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime. PD dhe PD ranë dakord që në raundin e dytë dhe të tretë opozita të dalë me një kandidat konkret. Ndërkohë që PD dhe aleatë kanë rënë dakord që PD të ketë 4 emra dhe 2 aleatët.

Demokratët kanë propozuar për president emrat e Rexhep Ukës, Halim Kosovës, Dashamir Shehut, Leka Zogut, Leonard Demit, Arben Çejkut, Dritan Demirajt dhe Visar Zhiti.

Politike Alibeaj grupi PD