Politike16 Maj 2022, 21:58

Zgjedhja e presidentit, Bylykbashi: Procesi i zarfeve ishte i kotë, po përdoret për të prodhuar krizë politike

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhja e presidentit, Bylykbashi: Procesi i zarfeve ishte i kotë, po

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka komentuar raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit të ri.

Bykykbashi tha se fakti që PS sot nuk kishte asnjë emër tregon se procesi për propozimin e tre emrave me zarf ka qenë i kotë.

Ai tha se procesi i presidentit dhe më pas figura e tij duhet të prodhojë konsensus, ndërsa theksoi se janë në fillimin e një procesi që dukja ndoshta nuk është e mirë, por ka hapësirë ende për të eksploruar.

“Me të drejtë ju nënvizoni këtë fakt që PS bëri një proces që mblodhi zarfe me nga tre emra secili dhe ky proces i jep mundësinë të gjitha subjekteve që ti provojë kandidaturat dhe nëse nuk funksionojnë të vazhdojnë ti konsumojnë. Procesi nuk është kaq mekanik meqë janë emra provoj dhe më konsumoj. Por pse duhet të bënte PS një proces të tillë, në atë formë ku deputetët duhet të propozonin me zarf të fshehtë kur kushdo do ishte krenar për të propozuar. Fakti që sot PS nuk propozon askënd tregon se ishte një proces i kotë. Procesi i presidentit dhe më pas figura e tij duhet të prodhojë konsensus. Presidentin nuk e ka zhvesh 2008, ata që e thonë ose se dinë ose gënjejnë. Pra i ka rënë një peshë e madhe në balancën që prodhonte presidenti, por s’do të thotë që kreu i shtetit nuk është i rëndësishëm, aq më pak të përdoret për të çuar në krizë politike. Pra ne jemi në fillimin e një procesi që dukja ndoshta nuk është e mirë, por ka hapësirë ende për të eksploruar,” tha Bylykbashi.

Politike #Presidenti i ri #Oerd Bylykbashi