Bota 3 Prill 2022, 12:47

Zgjedhjet/ Beogradi tenton të nxisë tensione, akuzon policinë e Kosovës se po pengon votuesit; mohon Prishtina

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet/ Beogradi tenton të nxisë tensione, akuzon policinë e

Mediat serbe raportojnë se Policia e Kosovës po kontrollon serbët që janë nisur drejt Serbisë për të votuar në zgjedhje. Nga institucioni për mbajtjen e rendit i kanë hedhur poshtë këto pretendime.

Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, i tha Gazetës Express se nuk ka pasur raste të tilla. “Ne jemi për të ndihmuar qarkullimin. Nuk ka ndalesa të autobusëve”, tha ai.

Portali kosovar në gjuhën serbe, Kossev, duke cituar një media serbe, shkroi se Policia e Kosovës afër Skenderajt ka ndaluar për gjysmë ore një autobus me serbë nga fshati Gorazhdec. Sipas tyre, të gjithë pasagjerët janë nxjerrë jashtë dhe autobusi është kontrolluar. Serbia po mban sot zgjedhjet për President, parlament dhe për 14 qeverisje lokale, përfshirë edhe Beogradin.

Qytetarët serbë të Kosovës, të cilët kanë nënshtetësi të Serbisë, u duhet të shkojnë në katër qendra të votimit në Serbi për të votuar. Kjo pasi Serbia nuk ka ndonjë metodë të votimit të shtetasve jashtë territorit të saj, ndërsa Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar që zgjedhjet e shtetit fqinj të organizoheshin në territor të saj. /Express/

Ballkani Kosove Serbi zgjehdje