Aktualitet30 Janar 2023, 17:31

Zgjedhjet e 14 majit, votim elektronik në 3 bashki; qeveria miraton fond shtesë për KQZ

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, KQZ do të organizojë votim dhe numërim elektronik më 14 maj dhe në dy bashki të vendit, përveç asaj të Vorës.

Kjo pasi Qeveria ka shtuar 17 milion euro për KQZ, që të shtojë bashki të tjera ku do të aplikohet votimi elektronik. Ky fond shtesë do të përdoret për votim/numërim elektronik në një bashki të madhe dhe një të vogël plus asaj të Vorës.

Bashkitë se ku do të aplikohet do vendosen nga KQZ në konsensus me partitë politike. Por sipas informacioneve jo zyrtare mësohet se janë në diskutim për Bashkitë Elbasan dhe Durrës.

Vendimi i Këshillit të Ministrave

PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2023,MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E VETËQEVERISJES VENDORE, TË DATËS 14 MAJ 2023

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 87, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

1. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për organizimin e zgjedhjeve për organet e vetëqeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023, i shtohet fondi prej:

2. a) 1 993 610 933 (një miliard e nëntëqind e nëntëdhjetë e tre milionë e gjashtëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e tre) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, të programit buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”;

3. b) 606 389 067 (gjashtëqind e gjashtë milionë e treqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë e shtatë) lekësh, në zërin “Shpenzime kapitale”, të programit buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.

1). Efekti financiar, i përcaktuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet:

2. a) 1 800 000 000 (një miliard e tetëqind milionë) lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për përballimin ekostos së zgjedhjeve, miratuar për vitin 2023;

1. b) 800 000 000 (tetëqind milionë) lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2023.


smile

Aktualitet #Elektroni KQY votim