Politike28 Nëntor 2022, 11:56

Gara për Kamzën, zbulohet një tjetër kandidat nga grupimi i Enkelejd Alibeajt

Shkruar nga Pamfleti
Gara për Kamzën, zbulohet një tjetër kandidat nga grupimi i

Bilbil Bajraktari

Një tjetër emër nga PD zyrtare është bërë publike për zgjedhjet lokale. Fjala është për bashkinë Kamëz ku është vendosur të kandidojë drejtuesi aktual i degës, Bilbil Bajraktari.

Bajraktari do të jetë kandidati që do të garojë për bashkinë Kamzën, nën siglën e PD përballë kryetarit aktual, Rakip Suli i PS. Bajraktari është kandidati i 5 që zbulohet nga PD për garën elektorale të 14 majit për pushtetin lokal.

Më herët, Alibeaj ka zyrtarizuar kandidatët për Kuçovën, ku do të garohet me Ilir Koxhaj, me profesion bankier, në Dibër, Alibeaj do të kandidojë me ish kreun e Degës së PD atje Naim Gazidede, ndërsa në bashkinë e Lezhës me Sandër Markun.

Në Mallakastër Enkelejd Alibeaj prezantoi zyrtarisht të shunën kandidaturën e Agron Kapllanaj.

Ndërkohë sipas burimeve, për Bashkitë e mëdha, Tiranë, Durrës e Elbasan, ende nuk janë zyrtarizuar kandidaturat.

Politike Bilbil Bajraktari Enkelejd Alibeaj