Misioni i ODIHR ka nisur ditën e sotme vizitën 5 ditore në Tiranë. Delegacioni i ODIHR ka mbërritur pasditen e djeshme në vendin tonë, por takimet fillojnë paraditen e sotme.
Mësohet se orës 14:00, delegacioni do të takohet në selinë e Partisë Socialiste me përfaqësues të mazhorancës, në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit. Në orën 16:00, misioni do të zbarkojë në selinë blu, për tu njohur edhe me qëndrimin e Partisë Demokratike në lidhje me të njëjtën çështje.
Në orën 18:00 delegacioni i ODIHR do të ulet në tryezë me përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Fokusi i takimit do të jetë i njëjti.
Ditën e mërkurë, ODIHR do të vijojë të ketë takime me përfaqësues të KQZ-së, me Ministrinë e Jashtme si dhe me drejtuesit e AMA-s. kjo vizitë pesë ditore do t’i shërbejë OSBE/ODIHR për të kuptuar nëse zgjedhjet në Shqipëri do të monitorohen prej tyre apo jo.