Bota25 Shtator 2022, 23:00

Zgjedhjet e përgjithshme në Itali, përfundon votimi; nis numërimi i votave për Senatin

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e përgjithshme në Itali, përfundon votimi; nis

Përfundon votimi për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në Itali.

Ora 23:00 shënoi edhe momentet e fundit të votimit në këto zgjedhje shumë të rëndësishme parlamentare. Sipas medieve italiane, pjesëmarrja në zgjedhje shënoi 64.38%. Një rezultat ky ende i pjesshëm, që sidoqoftë jep masën e një uljeje neto të votuesve në krahasim me vitin 2018, kur në orën 23:00 pjesëmarrja ishte 74.28%.

Tashmë pritet të fillojë menjëherë procesi i numërimit të votave që do të nisë me votat për senatin dhe më pas për Dhomën e Deputetëve. Sipas sondazheve, këto zgjedhje mund të krijojnë qeverinë më të djathtë që ka pasur vendi që nga Lufta e Dytë Botërore, e udhëhequr nga kryeministrja e parë grua, Giorgia Meloni.

Bota Itali zgjedhjegt e përgjithshme parlamentare