Komisioni Rregullator i KQZ ka miratuar datën 19 shkurt, për nisjen e fushatës, për zgjedhjet e pjesshme lokale për 6 bashkitë pa kryetarë.
Zgjedhjet u dekretuan nga Presidenti për tu zhvilluar më 6 mars, ndërkohë më 19 shkurt kandidatët e përcaktuar nga subjektet politike do duhet që të paraqesin programet e tyre dhe të nisin komunikimin me elektoratin. PD propozoi datën 7 shkurt për nisjen e fushatës, por Komisioni e hodhi poshtë, me arsyetimin se deri më datë 12 duhet afat kohor për regjistrimin e kandidatëve.
6 bashkitë pa kryetar janë Shkodra, Durrësi, Vora, Lushnja, Dibra dhe Rrogozhina.