Partia Socialiste ka publikuar emrat e dy prej kandidateve për zgjedhjet e pjesshme vendore, që do të mbahen me 6 Mars.
Për Durrësin socialistët do të kandidojnë në këtë qark Emirjana Sakon.
Aktualisht, Emirjana Sako është kryetare e komanduar e Bashkisë së Durrësit, ndërsa për disa mandate ajo ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së Shërbimeve Publike në këtë bashki. Sako ka menaxhuar edhe periudhën pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës.
Ndërsa kandidatja për Shkodrën do të jetë Majlinda Angoni.
Aktualisht, Angoni është në krye të prefekturës së Shkodrës prej shtatorit 2020.