Politike 2 Shkurt 2022, 17:10

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Spartak Ngjela bën parashikimin e fortë: Këto dy bashki i fiton PD-ja e Bashës!

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Spartak Ngjela bën parashikimin e fortë:

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Spartak Ngjela bën parashikimin e fortë: Këto dy bashki i fiton PD-ja e Bashës!

Avokati Spartak Ngjela ka parashikuar se PD-ja e Bashës nëse hyn në zgjedhjet e pjesshme lokale atëherë do të synojë të marrë fitoren në dy bashki, pra Durrësin dhe Shkodrën,

Avokati më tej shton se Kreu i PD, ka mbështetjen e fortë të amerikanëve, dhe se ai duhet ta shfrytëzoje mirë këtë rast. Ngjela shprehet se Sali Berisha e nxori jashtë loje partinë e madhe dhe tashmë ka hyrë në koalicion me një parti e një lëvizje fantazmë.

“PD është risi në këto zgjedhje nëse merr pjesë. Nëse hyn në zgjedhjet e pjesshme lokale atëherë do të synojë të marrë fitoren në dy bashki, pra Durrësin dhe Shkodrën. Njëra është bashkuar në koalicion që nuk ka lidhje me PD kurse tjetra parti është PD. Nuk e dimë nëse Basha do të hyjë në zgjedhjet e 6 marsit. Nëse Basha hyn në zgjedhje ja kanë kërkuar ata që e përkrahin, pra mbështetja e fortë amerikane. Kjo nuk është pak, është shumë. Nuk e di a do e shfrytëzojë mirë Basha. Nëse hyn në zgjedhje duhet të paraqesë një doktrinë. Ky është një kthim nga rruga e falsitetit PD-ja që nuk hyri në zgjedhjet lokale. Zgjedhjet janë natyrë thelbësore e një demokracie. Saliu partinë e madhe e nxori jashtë loje të pushtetit vendor dhe tashmë hyn në koalicion me një parti e një lëvizje fantazmë”, tha Ngjela për Fax News.

Politike #Zgjedhjet e pjesshme vendore Lulzim Basha PD spartak Ngjela