Ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha për të hedhur votën për kreun e ri të PD, në zgjedhjet që po zhvillohen sot nga Komisioni i Rithemelimit.
Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00, do të mbyllet në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në 108 qendra qendra votimi.
Zgjedhjet vijnë pas dorëheqjes së ish-kreut të PD Lulzim Basha dhe Kuvendi Kombëtar që u mbajt më 30 prill dhe më pas Këshillit Kombëtar më 6 maj.
Berisha është në garë vetëm me Ibsen Elezin dhe me shumë gjasa do arrijë të marrë fitoren.