Politike23 Maj 2022, 09:58

Zgjedhjet e Rithemelimit, Roland Bejko shpërthen kundër Tritan Shehut: O morr! Ç’a po i bën asaj partie mor t’u bëftë në grykë e të hëngërt!

Shkruar nga Pamfleti

Ish deputeti demokrat Roland Bejko ka ironizuar zgjedhjet farsë të Rithemelimit që rikthyen Sali Berishën pas 9 viteve në krye të Partisë Demokratike.

Teksa ironizon rezultatin në qarkun e Gjirokastës, ku u bë e ditur se kanë marrë pjesë 1018 demokratë, Bejko ka shpërthyer kundër mbështetësit të flaktë të Berishës, Tritan Shehut.

“O Tritan, o trim me fletë, ça po i bën asaj partie mor tu bëftë në grykë e të hëngërt. Ajo parti është mundi dhe sakrifica jonë për 32 vite mor.. mor…, mor morr!”, shkruan Bejko në reagimin e tij.

Pas reagimit të ashpër të Roland Bejkos kundër Tritan Shehut për farsën me zgjedhjet në PD, ka reaguar dega e kësaj partie në Gjirokastër. Përmes një deklarate PD Gjirokastër i përgjigjet gjithashtu ashpër Roland Bejkos teksa e etiketon si “humbës të përjetshëm” dhe të katapultuar nga Partia Republikane.

“Për të qenë transparente si kurrë me parë, u bejmë me dije të gjithë antareve, simpatizanteve dhe atyre qe na ndjekin pas gardhit se: Sot morën pjese në votim 1049 anëtarë të PD në Gjirokastër. Prof.dr. Sali Berisha mori 1018 vota. Z.Ibsen Elezi mori 21 vota. Të pavlefshme 10 vota. Te paktën qe prej vitit 2014 e deri ne vitin 2021 anëtarësia në listat e PD ne Gjirokastër i kalonte 2500 veta duke e fryre këtë listë vit për vit për shkak të orekseve elektorale të kryetarëve. Arritëm në kohë të shkurtër të filtronim një listë efektive, të antarëve të vertetë dhe do e plotesojmë dita ditës.

Por dhe sot, humbësi i përjetshem dhe ënderrimtari i karriges këmbëthyer të deputetit, kërkon të hedhë balte mbi antaresine aktive te PD qe ka sakrifikuar jeten,familjen, për tekat e e tij. Po këtij humbësi kronik do i kujtojmë shifrat e frikshme të 2017, kur i raportonte Bashës që 1200 demokratë të Gjirokastres e shkrinë si akullore kur ai ngriu funksionet. Këta ishin anëtarë, apo mes tyre gjeje dhe socialistë të kamufluar?


smile

Politike #RolandBejko #Tritan Shehu PD