E entuziazmuar se u rikonfirmua në krye të LSI-së, Monika Kryemadhi tha se zgjedhjet ishin një proces rindërtimi dhe vetëpastrimi. Po çfarë ka pastruar shefja e LSI-së në këtë parti, nuk na e bëri të ditur. Por në deklaratën e bërë prej saj, u shpreh se LSI do jetë një forcë politike që do iu ofrojë shqiptarëve shpresën e grabitur nga një qeveri pseudo-rilindëse. Madje premtoi që do krijojë vende pune, do ndihmojë familjet shqiptare të menaxhojnë koston e jetesës. Në fakt Monika së bashku me burrin e saj, kanë një jetë në politikë dhe nuk kanë bërë asgjë të hajrit për shqiptarët, por e kanë grabitur pronën e tyre në të gjitha format.
E pse duhet të besohet kryetarja e LSI-së, apo ngaqë na tha se u vetëpastrua, ku në fakt ne nuk pamë largim të figurave politike, përveç mungesës së Lefter Kokës, që si struci u fsheh në strehën e Partisë Socialiste. Ndoshta po tenton që të thotë se LSI nuk është më partia e llumit, por është vetëpastruar dhe kjo sipas saj kjo është një arsye që shqiptarët duhet ta ribesojnë dhe votojnë për ta mbajtur Kryemadhin në pushtet.
“Unë sot jam shumë krenare për të gjithë ju, sepse më bëtë një grua që është drejtuesja e një partie politike. Dua të dëshmoj se gratë dinë të drejtojnë”, tha Kryemadhi, ku siç duket e ka fjalën për atë rastin kur i gjuajti me çizme Kryeministrit të vendit se nuk dinte ta sulmonte politikisht dhe e sulmoi fizikisht. Hipokrizia vazhdon kur thotë se e mori drejtimin e LSI në një moment mjaft të vështirë për të, ndërkohë që LSI-ja gjithmonë ka qenë në dorë të saj dhe të Ilir Metës./Pamfleti