Politike 1 Shkurt 2023, 10:47

Zgjedhjet lokale të 14 majit, KQZ miraton votim dhe numërim elektronik në 3 bashki

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni Qendror  Zgjedhjeve ka miratuar sot vendimin për votimin dhe numërimin elektronik në tre bashki në zgjedhjet e 14 Majit, respektivisht Elbasan, Kamëz dhe Vorë.

Vendimi vjen pak ditë pasi qeveria akordoi një shtesë fondi prej 800 milionë lekësh në buxhetin e KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Fondi do të shkojë për shtrirjen e votimit dhe numërimit elektronik në dy bashki të tjera, përveç  bashkisë Vorë, Elbasan dhe Kamëz.

Për herë të parë votimi dhe numrimi elektronik u testua në njësinë 10 në Tiranë në zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare, ndërsa u ritestua edhe në zgjedhjet e parakohëshme lokale të 6 marsit të vitit të kaluar.

Duke u konsideruar si “histori suksesi”, KQZ ka vendosur që ta shtrijë edhe më gjerë këtë nismë, e cila nuk është e konstestuar nga asnjëra palë.

Nuk dihet nëse do të ketë një ndryshim gjatë rrugës, për shtim apo për heqje të ndonjë bashkie. Faktikisht Elbasani ka qenë më problem gjatë fushatës zgjedhore.


smile

Politike