Politike20 Prill 2022, 11:38

Zgjedhjet lokale të 6 marsit, KQZ publikon shkeljet: Një shenjë gishti rezulton dy herë në 50 qendra votimi

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet lokale të 6 marsit, KQZ publikon shkeljet: Një shenjë

Zgjedhjet lokale të 6 marsit, KQZ publikon shkeljet: Një shenjë gishti rezulton dy herë në 50 qendra votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë publike rastet e dyshuara që janë regjistruar në zgjedhjet e 6 marsit.

Më një deklaratë për mediat KQZ, ka treguar se këto shkelje janë kapur nga procesi i identifikimit dhe votimit elektroniku, i cili është aplikuar në disa zona zgjedhore.

Nënkomisionerja Lealba Pelinku, ka bërë me dije se janë 47 raste të dyshuara të cilat janë bërë objekt hetimi nga KQZ dhe më pas organet e tjera, të cilat ndahen në tre kategori.

“Kategoria e parë ka të bëjë me atë ID mbajtës të cilët janë paraqitur në një qendër zgjedhore me kartën e tyre dhe më pas janë paraqitur në një qendër tjetër.

Kategoria e dytë lidhet me shenjën e gishtit. Rezulton se një shenjë gishti është lënë në dy qendra të ndryshme votimi. (50 qendra votimi)

Persona që kanë votuar më shumë se një herë”, tha Pelinku ndër të tjera.

Nënkomisionerja me tej shtoi se procesi i votimit dhe numërimi elektronik i kishte përmbushur qëllimin për të cilin ishte implementuar.

Politike #Zgjedhje lokale të 6 marsit KQZ Lealba Pelinku