Bota15 Gusht 2022, 08:00

Zgjedhjet në Britaninë e Madhe/ Publikohet sondazhi, votuesit britanikë: Rishi është një gjarpër, Liz Truss një luaneshë!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Britaninë e Madhe/ Publikohet sondazhi, votuesit britanikë: Rishi është një gjarpër, Liz është një luaneshë!

Rishi është një gjarpër, Liz është një luaneshë! Ky është perceptimi i votuesve britanikë në një sondazh të kryer nga Tory grandee për zgjedhjet në Britaninë e Madhe.

Liz Truss renditet më mirë se Rishi Sunak në zgjedhjet e përgjithshme, sipas një sondazhi ekskluziv të zbuluar nga “Daily Mail” të dielën. Shanset janë që votuesit të mbështesin më shumë Sekretaren e Jashtme sesa ish-kancelarin Sunak, thonë rezultatet e sondazhit të ish-zëvendëskryetarit konservator Lord Ashcroft. Sidoqoftë, rezultatet iu ofrojnë mundësinë konservatorëve të rishikojnë edhe njëherë politikat e brendshme, pasi ata treguan se laburistët do t’i mundnin që të dy kandidatët me një diferencë të konsiderueshme.

Të pyetur për verdiktin e tyre për zotin Johnson, një numër dërrmues i atyre që e mbështetën atë në 2019 thanë se ai kishte bërë një punë të mirë si kryeministër (84%). Por pas Partygate dhe disa krizave të keqmenaxhuara, dy të tretat (67%) gjithashtu thanë se nuk e miratonin karakterin dhe sjelljen e tij personale.

Nga gjetjet e sondazhit u vu re se votuesit që mbështetën Johnson në 2019, ishin të pavendosur në lidhje me zgjedhjet e ardhshme, ndërsa e krahasuan Sunak me një gjarpër dhe Liz Truss me një luaneshë ose një labrador ‘besnik’. Sondazhi me 10,000 votues zbulon se edhe pse votuesit favorizojnë në mënyrë margjinale kryesuesen Truss mbi zotin Sunak, Sir Keir Starmer do t’i mundte ata të dy.

Në një tregues se Truss shihet si pasardhësja e Johnson, 38% e atyre që votuan për të në 2019 thanë se ajo do të bëhej kryeministre më e mirë, kundrejt 29%-shit pro figurës së Sunak. Kjo tregon se pasardhësin e Johnson, britanikët e kërkojnë nga kabineti qeveritar. Në ndryshim, Sunak u largua nga qeveria gjatë eksodit të ministrave, që çoi në dorëheqjen e Johnson muajin e kaluar.

Të pyetur për mendimet e tyre për kandidatët, votuesit në përgjithësi thanë se zonja Truss ishte më e ndershme, kishte më shumë integritet dhe ishte më me këmbë në tokë se rivali e saj. Z. Sunak shihej si një udhëheqës i fortë dhe kompetent, por edhe i pabesë, me karta të fshehura nën rrogoz.

Nga ana tjetër, sondazhi zbulon se në radhët e laburistëve, zv. udhëheqësja e tyre, Angela Rayner, gjithashtu është më e popullarizuar sesa shefi i saj. Sir Keir Starmer mbështetet nga 0.7% e atyre që mbështetën partinë në vitin 2019, duke mbetur prapa Rayner me 1.2.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota Sondazhi votuesit britanikë zgjedhjet në Britaninë e Madhe