Albin Kurti ka deklaruar se ai dhe Vjosa Osmani do të jenë më të njëjtat qëllime.Në të njëjtën kohë, ai ka pretenduar se i pret një punë e gjatë, por dhe një fitore e madhe. Sipas tij Kosova ka nevojë për një kryeministër, ndërsa në lidhje me Osmanin ai e ka lavdëruar punën e saj si presidente.
“Presidentja në detyrë dhe unë, ish-kryeministri, me subjektet tona politike, do të na gjeni në të njëjtën vend dhe për të njëjtën qëllim. Kemi bërë marrëvëshjen e parimeve dhe synimeve politike, të cilën sapo e nënshkruam këtu para jush”, ka deklaruar Kurti.
“Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër të ri, por edhe për presidente të re. Ne e kemi presidenten. Ajo e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe dinjitet, e ka shprehur integritetin e institucionit dhe unitetin e popullit. Në këto zgjedhje, që janë referendum, duhet ta rilegjitimojmë këtë”, ka deklaruar mes tjerash ai.
Nisma e Vjosa Osmani do të garojë së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit në zgjedhjet parakohshme të 14 shkurtit.
Kujtojmë se ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, kanë nënshkruar ditën e sotme listën e përbashkët për garën në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë.