Bota 9 Nëntor 2022, 13:04

Zgjedhjet në SHBA / Republikanët nuk arrijnë të përparojnë, garë e ngushtë për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në SHBA / Republikanët nuk arrijnë të

Situata e zgjedhjeve në SHBA duke se po pëson një kthesë të madhe. Para zgjedhjeve, por dhe gjatë orëve të para të numërimit të votave, republikanët shiheshin si shumë në avantazh, mirëpo duket se demokratë po rikuperojnë ndjeshëm në Kongres dhe në Senat.

Sipas rezultateve aktuale, republikanët kanë fituar 199 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa 173 i kanë demokratët. Ndërkohë janë 63 vende të pacaktuara. Por nëse ecet me këtë trend republikanët marrin 219 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe demokratët 216.

Kjo do të thotë se republikanët janë në avantazh, por me një diferencë shumë më të ngushtë se ajo që trumbetohej. Por duke qenë se numri vijon, do të thotë se nuk është çudi që dhe demokratët të shpallen fitues. Partia që ka 218 ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve e fiton edhe shumicën dhe të gjitha krerët e komiteteve i emëron partia që e ka shumicën.

Ambiciet legjislative të Biden-it do të pengohen nëse të dyja dhomat e Kongresit kalojnë te Republikanët. Kjo do të thotë se Biden-in e pret një proces i vështirë në 2 vitet e fundit të mandatit të tij.

Sa i takon Senatit, gara është akoma dhe më e ngushtë. Republikanët kanë deri tani 47 vende, ndërsa demokratë 46, ndërkohë që janë dhe 5 vende të pacaktuara.

Sipas rendit aktual, në Senat ka 50 republikanë dhe 50 demokratë. Pala që do të arrijë 51 senatorë, gjithashtu do të ketë shumicën në këtë krah të Kongresit. Nëse rezultati mbetet 50 me 50, zv/presidentja demokrate, Kamala Harris, do të ndryshojë barazinë pasi ajo është gjithashtu presidente e Senatit dhe kontrolli i Senatit do të mbetet tek demokratët.

Demokratët morën një fitore të fortë në Pensilvani, por ende po luftojnë në mbrojtje në Nevada dhe Xhorxhia. Humbja e tyre i jep avantazhin republikanëve. Sfida e demokratëve në Wisconsin, një shtet i fituar nga zoti Biden në vitin 2020, duket gjithashtu të jetë më afër se sa pritej. Megjithatë, Wisconsi, Nevada, Xhorxhia dhe Arizona mbeten të hapur dhe gjithçka mund të ndodhë.

Në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët mbajtën vendet nga Virxhinia në Kansas në Rhode Island, ndërsa rezultatet nga shumë qarqe në shtete si Nju Jorku dhe Kalifornia ende nuk dihen.

Guvernatorët aktualë republikanë shënuan njëfarë suksesi. Guvernatori i Floridës Ron DeSantis dhe Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, dy pretendentët e ardhshëm të mundshëm presidencialë republikanë, fituan në garë me sfiduesit demokratë në dy shtetet më të mëdha të kuqe të vendit.

Guvernatori republikan i Xhorxhia, Brian Kemp, u rizgjodh përballë demokrates Stacey Abrams në një garë të re mes tyre pas asaj të vitit 2018.

– Pse janë të rëndësishme zgjedhjet e mes-mandatit?

Votuesit në SHBA votojnë çdo 2 vjet për të zgjedhur të gjithë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve me mandat 2-vjeçar dhe një të tretën e senatorëve me mandat 6-vjeçar.

Zgjedhjet e mes-mandatit që mbahen në vitet kur nuk ka zgjedhje presidenciale, ndryshimi i ekuilibrit në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve përcakton edhe ekuilibrin mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit.

Zgjedhjet e këtij viti kanë një rëndësi të veçantë për jetën politike të presidentit demokrat, Joe Biden, i cili në anketa kishte humbur pikë veçanërisht për shkak të inflacionit. /Pamfleti

Bota demorkate republikanë SHBA zgjehdje