Aktualitet27 Janar 2023, 16:36

Zgjedhjet vendore, Celibashi takon ambasadorin britanik: 14 Maji në Shqipëri nën vëmendjen e Mbretërisë së Bashkuar

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet vendore, Celibashi takon ambasadorin britanik: 14 Maji në

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi është takuar sot me ambasadorin britanik në Shqipëri Alastair King-Smith, në fokus të të cilit ishin zgjedhjet e 14 majit.

Në një postim në Facebook, Celibashi shkruan se me ambasadorin britanik kanë biseduar ndër të tjera për përgatitjet e procesit zgjedhor, verifikim e kandidatëve dhe transparencën e KQZ.

Më tej ai ka falënderuar ambasadorin për ndihmën e vazhdueshme ndaj KQZ.

Postimi i Ilirjan Celibashit:

Zgjedhjet Vendore #14MAJ2023 në Shqipëri nën vëmendjen e duhur nga Mbretëria e Bashkuar.

Me Ambasadorin e British Embassy Tirana – SHTZ Alastair King-Smith patëm një bisedë mjaft konstruktive me fokus tek përgatitjet e procesit zgjedhor të ardhshëm dhe rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për vendin.

Bashkëbiseduam mbi përgjegjshmërinë dhe transparencën e KQZ Shqipëri, procesin e verifikimit të kandidatëve, shmangien e përfshirjes së burimeve shtetërore në zgjedhje, rolin e medias në procesin zgjedhor, mbrojtjen e administratës nga influencimi i votës, si edhe mbrojtjen e të dhënave të zgjedhësve.

I theksova Ambasadorit King-Smith vijimin e propozimeve të KQZ ndaj Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore. Gjithashtu e falënderova Ambasadorin Britanik dhe Qeverinë e tij për ndihmën e vazhdueshme ndaj KQZ dhe dedikimin e tij për rritjen e mbështetjes ndërkombëtare ndaj institucionit qendror të zgjedhjeve.

Aktualitet Alastair King-Smith Ilirjan Celibashi zgjedhjet vendore