Aktualitet30 Janar 2023, 17:18

Zgjerohet koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski nis negociatat me Aleancën për Shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti
Zgjerohet koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut,

Partia Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut mund të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës. Teksa shumica kërkon votat për të kaluar draftet për integrimit, duket se kanë nisur negociata pas takimeve që ndodhën në Tiranë mes Kryeministrit Edi Rama dhe liderëve të partive shqiptare në Shkup.

Mediat vendase thonë se brenda ditës mund të fillojnë bisedimet mes kryeministrit maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe ekipit negociues të Aleancës për Shqiptarët, për përfshirjen e kësaj partie në radhët e ekzekutivi maqedonas.

Nga sa kanë pohuar palët, fillimisht këto bisedime do të fokusohen tek programi qeverisës e më tej, do të flitet për ndarjen e posteve. Pjesë e ekipit të negocjatorëve mësohet se do të jetë edhe Ziadin Sela, i cili gushtin e 2022-shit dha dorëheqjen nga drejtimi i kësaj partie opozitare pas disfatës së saj  në zgjedhjet e 20 gushtit në Tetovë për asamblenë komunale.

LSDM-ja në pushtet thotë se vendit i nevojitet një shumicë e gjerë me të gjitha partitë politike që janë në favor të anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Aleanca për shqiptarët është një nga partitë që i konsiderojnë të nevojshme ndryshimet kushtetuese që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj europiane, këtë e ka pohuar disa herë. në Këtë drejtim, është e nevojshme të kemi marrëveshje mbi programin, dhe e përsëris, cdo parti politike që mbështet rrugëtimin europian të vendit e ka derën të hapur”, u shpreh zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.

Shkupi aleanca per shqiptaret Maqedoni