
Zgjerohet plandemia e terrorit, talebanët planifikojnë lëvizjen e tyre në Azinë Qendrore
Tani duket se talebanët po përgatiten për lëvizjen e tyre të radhës, eksportimin e revolucionin e tyre në Azinë Qendrore. Fronti Kombëtar i Rezistencës së Ahmad Massoud, i cili mban një rrjet të fortë inteligjence në Kabul, Luginën e Panjshirit dhe në të gjithë Afganistanin verior, raporton se në javët e fundit, talebanët transferuan 16 anëtarë të rangut të lartë të grupeve të huaja terroriste fillimisht në Kabul dhe më pas në Provincat Baghlan, Kunduz dhe Badakhshan në veri të Afganistanit.
Shkruan Michael Rubin, 19FortyFive
Gjatë gjithë dy dekadave të luftës së SHBA-ve në Afganistan, Kremlini luajti një lojë të dyfishtë. Presidenti Vladimir Putin nuk donte fitoren e amerikanëve sepse kjo do ta poshtëronte Rusinë që, si Bashkimi Sovjetik, humbi një luftë brutale në Afganistan; por as humbjen e SHBA-së, pasi kjo nënkuptonte fuqizimin e talebanëve dhe eksportimin e ekstremizmit të tyre në ish-shtetet sovjetike të Azisë Qendrore.
Raporti solli kontradikta, në të cilat Rusia përdori ndikimin e saj për të dëbuar forcat amerikane nga bazat e Azisë Qendrore dhe rritur prezencën e talebanëve. Ata iu mundësuan talebanëve udhëtim të lirë nëpër territorin rus për të mbajtur “gjallë” në vijimësi luftën me amerikanët. Për rusët skenari ideal ishte që si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe talebanët të vriteshin me njëri-tjetrin në përjetësi.
Megjithatë, presidenti Joe Biden e transformoi ëndrrën ruse në një makth të vërtetë kur ai urdhëroi një tërheqje të plotë të SHBA-së nga Afganistani. Premtimi për mbajtjen nën vëzhgim të terrorizmit, në rastin më të mirë kishte disa të meta. Sidoqoftë, Biden ka meritën për urdhërimin e goditjes ndaj liderit të Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri (veçanërisht pasi kundërshtoi operacionin për të vrarë Usama Bin Laden), edhe pse kostoja e asaj inteligjence pati një çmim të lartë: Pakistani shiti një lider terrorist në këmbim të imunitetit për shumë të tjerë dhe mori mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë për shitjet e avancuara të armëve. Ndërkohë, teoria se SHBA-të mund të ruanin levën diplomatike mbi talebanët duke mos pasur prezencë në Afganistan pësoi në rënie.
Udhëtimi i të dërguarit të SHBA-së, Thomas West në rajon, rezultoi asgjë më shumë sesa një tur i shtrenjtë, pasi talibanët thjesht nuk shohin arsye për ta marrë atë seriozisht. Ata po përgatiten për lëvizjen e tyre të radhës, eksportimin e revolucionin e tyre në Azinë Qendrore. Fronti Kombëtar i Rezistencës së Ahmad Massoud, i cili mban një rrjet të fortë inteligjence në Kabul, Luginën e Panjshirit dhe në të gjithë Afganistanin verior, raporton se në javët e fundit, talebanët transferuan 16 anëtarë të rangut të lartë të grupeve të huaja terroriste fillimisht në Kabul dhe më pas në Provincat Baghlan, Kunduz dhe Badakhshan në veri të Afganistanit.
Sipas raportimeve, në mesin e atyre që talebanët sollën në Kabul ishin Haxhi Forqani, udhëheqësi i Lëvizjes Islamike të Turkistanit Lindor; Mevlavi Ibrahim, kreu i Xhematit Ansarullah të Taxhikistanit; Sheikh Zakir, kreu i Lëvizjes Islame të Uzbekistanit; dhe Abdul Haq Uighuri, kreu i degës së Al Kaedës në Afganistanin verior. Me sa duket, liderët e terrorit mbërritën në Kabul më 20 gusht 2022 dhe qëndruan tre ditë në shtëpinë e një zyrtari të lartë të rrjetit Haqqani në Wazir Akbar Khan. Atje, rrjeti informativ i Massoud thotë se ata takuan Sirajuddin Haqqani, zëvendës udhëheqës i talebanëve dhe ushtrues detyre i ministrit të brendshëm, si dhe diskutuan krijimin e një rrjeti luftëtarësh të huaj në Afganistanin verior. Udhëheqësit e terrorit u larguan nga Kabuli me makina që u përkisnin zyrtarëve talebanë, për t’u kthyer në bazat ushtarake të talibanëve dhe shtëpitë e sigurta në Veri.
Ndërsa Trump dhe i dërguari i posaçëm i epokës Biden, Zalmay Khalilzad parashikuan një marrëveshje tërheqjeje të SHBA-së me talebanët, pjesërisht mbi premtimin se grupi do të luftonte kundër Shtetit Islamik, koordinatori i rrjetit Mawlawi Ibrahim rezulton të ketë lidhje të forta me Shtetin Islamik. E thënë thjesht, Khalilzad ishte ose naiv ose mashtrues kur firmosi marrëveshjen me talebanët.
Korrupsioni është i përhapur në të gjithë Azinë Qendrore, ndërsa Rusia që ka marrë prej kohësh një rol parësor sigurie – me llogaritjet e gabuara në Ukrainë – i lënë në rrezik të gjitha vendet e krahut të saj jugor. Thënë kjo, Turqia – i njëjti vend, mbështetja e të cilit ishte vendimtare për Shtetin Islamik në Irak dhe Siri, dhe ruan ndikim të fortë në Azinë Qendrore – duhet të ngrejë shqetësim më të gjerë. Administrata e Bidenit, si dhe shumë republikanë që mbështetën tërheqjen e SHBA-së, mund të besojnë se Afganistani dhe Azia Qendrore nuk përbëjnë më shqetësim për SHBA-të, por siç tregoi Shteti Islamik në vitin 2014, altruizmi rrallëherë mbush boshllëqet. Do të ishte gabim tepër i rëndë të ngatërronim mungesën e vëmendjes së shtypit në Afganistan me qetësinë. Të gjitha indikacionet tregojnë se periudha e qetësisë para stuhisë po përfundon shpejt.