Aktualitet13 Shkurt 2019, 15:54

Zgjerohet “rrjeta” e SPAK, kush është ish-prokurori që kërkon rikthim në sistemin e drejtësisë për të godit

Shkruar nga Pamfleti
Zgjerohet “rrjeta” e SPAK, kush është ish-prokurori

Zgjerohet "rrjeta" e SPAK, kush është ish-prokurori që kërkon rikthim në sistemin e drejtësisë për të goditur "bandën" politike

Është zgjeruar lista e prokurorëve, që kanë aplikuar për të qenë pjesë e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion (SPAK). Mësohet se kësaj liste i është bashkuar sot një ish-prokuror, i cili ka vendosur të rikthehet në sistemin e drejtësisë, për t’u bërë pjesë e strukturës, që do të fundosë bandën e korruptuar politike. 

Është ish-prokurori Fatmir Hoxhaj, aktualisht kreu i Drejtorisë së Administrimit të Pronës, i cili ka qenë për 12 vite prokuror, që ka aplikuar për në SPAk. Sot, Hoxhaj ka dorëzuar aplikimin e tij për t’u bërë pjesë e Prokurorisë Speciale.

Më herët, kanë dorëzuar aplikimet për të qenë pjesë e SPAK prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja, Prokurorët e Krimeve të Rënda, Vladimir Mara e Dritan Prençi, Prokurori i Tiranës, Shkëlzen Cena, Doloreza Musabelliu, Eugen Beci, Anton Martini, Besnik Muçi dhe Klodian Braho, duke e çuar në 10 numrin e aplikantëve.

Data e aplikimeve ishte fillimisht deri më 6 shkurt, por ky afat u shty, pasi nuk kishte mjaftueshëm kandidatë. SPAK do të ketë 15 anëtarë. Në institucionet e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëria më e lartë publikë është për SPAK, strukturën e veçantë, që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Aktualitet fatmir hoxhaj SPAK