Aktualitet20 Shtator 2018, 14:28

Zgjerohet skandali i korrupsionit në Prokurorinë e Tiranës, me kë bashkëpunoi ‘peshku i madh’, pas avokates arr

Shkruar nga Pamfleti
Zgjerohet skandali i korrupsionit në Prokurorinë e Tiranës, me

Zgjerohet skandali i korrupsionit në Prokurorinë e Tiranës, me kë bashkëpunoi 'peshku i madh', pas avokates arrestohen dhe 2 persona të tjerë

Ka marrë përmasa më të gjera skandali i korrupsionit në Prokurorinë e Tiranës. Policia e Tiranës bën me dije se përveç pezullimit të avokatit Përparim Hasa dhe arrestimit të avokates Donata Lepenica, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë. Në pranga kanë rënë shtetasit Yzeir Bala dhe Megi Naksi, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë në marrjen e 2 mijë eurove një të dënuari për t’i ndryshuar akuzën.

Njoftimi i policisë:

Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Ndërmjetësi” ka vënë në pranga 3 persona për korrupsion aktiv.

Specialistët për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërmjetësi”, bënë ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, për shtetasit:

– Donata Lepenica, 57 vjeçe banuese në Tiranë (avokate private në qytetin e Tiranës )

– Yzeir Bala, 32 vjeç, banues në Tiranë

– Megi Naksi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë

Për shkak të hetimit policia nuk bën me dije të dhëna të tjera.

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Aktualitet Korrupsioni perparim hasa Prokuroria e tiranës