
Zgjerohet skandali, kush janë deputetja e PS dhe drejtoresha shumë e afërt e Ramës që dalin në përgjimet për Arben Çukon
Është zgjeruar skandali i aferave të mëmdha korruptive në qeverinë e Edi Ramës. Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drjetorin e Burgjeve, njëherësh dhe ish-deputet i Partisë Socialiste, Arben Çukon, kanë nxjerrë zbuluar dhe pritet ‘ të fundosin’ dhe shumë zyrtarë të tjerë të PS.
Përgjimet e plota kanë zbuluar farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste, madje dhe zyrtarë shumë të afërt të Ramës.
Në përgjimet e publikuara këtë mbrëmje nga ‘Zëri i Amerikës’ rezulton se dy emra shumë të njohur të PS janë përfshirë në këtë skandal korruptiv, si drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga, dhe deputetja socialiste, Blerina Gjylameti.