Aktualitet 9 Shkurt 2019, 17:41

Zgjerohet skandali në Kavajës, “Rilindja” dhe DAR fshehën përdhunimin e të miturës për 5 ditë, Akuza nis het

Shkruar nga Pamfleti
Zgjerohet skandali në Kavajës, “Rilindja” dhe DAR

Zgjerohet skandali në Kavajës, "Rilindja" dhe DAP fshehën përdhunimin e të miturës për 5 ditë, Akuza nis hetimet

Prokuroria e Durrësit ka thelluar hetimet për ngjarjen e tmerrshme që tronditi mbarë opinionin publik, përdhunimi i 14-vjeçares në Kavajë nga shokët e shkollës. Mësohet se organi i Akuzës ka shtrirë hetimet edhe mbi stafin pedagogjik të shkollës ‘Rilindja’, që frekuentonte vajza, si dhe drejtorinë Arsimore në Kavajë.

Kjo për faktin se institucioni arsimor, u informua për skandalin dhe për pesë ditë me radhë heshtën, duke mos denoncuar krimin në polici. Për skandalin e abuzimit të të miturës, janë në pranga 7 persona, ndërsa një tjetër është në kërkim.

Në vendimin e gjykatës së Durrësit thuhej se pasi u informua për ngjarjen, mësuesja e thirri nxënësen e mitur, duke i kërkuar t’i fliste për marrëdhënien me një nga djemtë e klasës. Në bisedë, vajza i ka rrëfyer asaj se ishte abuzuar seksualisht nga disa prej djemve të shkollës, të cilët e kërcënonin me publikimin e pamjeve filmike, në të cilat shfaqej duke kryer marrëdhënie me të dashurin e saj.

Në këto kushte, mësuesja thirri nënën e vajzës dhe në prani të drejtoreshës e psikologes së shkollës, i ka treguar gjithcka kishte ndodhur. Institucioni u mjaftua me kaq. Heshti për ngjarjen, pasi nuk e denoncoi krimin tronditës në polici.

Aktualitet Hetimet perdhunimi i te mitures ne kavaje