Politike 1 Prill 2019, 07:59

Zgjidhja e krizës, analisti Çipa: Meta e ka prishur rolin e presidentit asnjëanës

Shkruar nga Pamfleti
Zgjidhja e krizës, analisti Çipa: Meta e ka prishur rolin e

Zgjidhja e krizës, analisti Çipa: Meta e ka prishur rolin e presidentit asnjëanës

Analisti, Aleksandër Çipa, i ftuar në RTV Ora thotë se Meta përkundër qëndrimeve të tij publike i ka të gjitha hapësirat të ngrihet në nivelin mbi palët dhe të bëjë të mundur komunikimin mes protagonistëve të krizës.

Duket se presidenti, Ilir Meta, duket se shihet si mundësia e fundit për zgjidhjen e krizës politike  në vend.

“Është momenti që Presidenti i Republikës edhe pse në momente të caktuara dhe në qëndrime publike të tij duket sikur e ka prishur të ashtuquajturin pozicionin e personit institucional asnjanës përsëri ka hapësira dhe mundësi të ndërmarrë një nismë të tillë për të krijuar mundësinë e  komunikimit midis palëve që janë protagonistë të krizës aktuale të vendit.”, është shprehur Çipa.

Analisti u ndal edhe te situata politike në vend, që sipas tij është përkeqësuar dhe ktë e tregon edhe braktisja e parlamentit dhe deklaratave nga të huajt.

“Shpresoj se ka mbetur diçka, ndonëse historia e politikbërjes ka dëshmuar se në shumë momente kyçe ka munguar ose është zhbërë, është injoruar dhe nuk është përdorur për funksione të konstruktivizimit politik.Deri tani kemi disa deklarata nga përfaqësues ndërkombëtar dhe institucional jo vetëm të Brukselit por dhe SHBA, të cilët i kërkojnë lidershipit  partiak dhe politik të vendit të mos dalë nga shinat dhe pistat e sjelljes dhe veprimit institucional.Opozitës i mëshohet në sensin kritik për veprimin e marrë të braktisjes së parlamentit.”, tha ai.

Përsa i përket zgjedhjeve, Çipa u  shpreh se  do të ketë shtyrje të proçesit zgjedhor, por jo zabotim të zgjedhjev vendore, pasi kjo është antikushtetuese.

“Duket se do të kemi një shtyrje të procesit zgjedhor si afat kalendarik por nuk mund të kemi sabotimin dhe anulimin e procesit të zgjedhjeve vendore, kjo është antikushtetuse dhe zhbën përfundimisht institucionet e politikbërjes dhe të konkurimit politik të vendit.”, përfundoi analisti Çipa.

Politike Cipa Kriza Meta