Bota 9 Korrik 2018, 07:43

Zgjidhja e problemit të Kosovës, Aleksandër Vuçiç: Kundërshtarët politikë të mos gënjejnë veten. Nuk ka propozim konk

Shkruar nga Pamfleti
Zgjidhja e problemit të Kosovës, Aleksandër Vuçiç:

Zgjidhja e problemit të Kosovës, Aleksandër Vuçiç: Kundërshtarët politikë të mos gënjejnë veten. Nuk ka propozim konkret

Aleksandar Vuçiç në një intervistë për ‘’Express’’ u shpreh se nuk ka asnjë zgjidhje të përhershme për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Ai tha ndër të tjera se do të shkonte te njerëzit kur të kishte diçka për të ofruar.

“Çfarëdo që bëjmë, duhet të shkojmë në referendum. Çfarëdo që ndryshojmë dhe në çfarëdo mënyre, çfarëdo ndryshim kushtetues që duhet të bëjmë, duhet të shkojmë në një referendum”, tha Vuçiç për mediat në Zemun.

 

Po ashtu presidenti i Serbisë theksoi se po punon për të fituar diçka më të mirë se më parë, por u kërkoi kundërshtarëve politikë të mos e gënjejnë veten.

“Në nivelin ditor, po përpiqemi të mbajmë diçka dhe të kemi diçka nga Kosova. Gjithkush që më kritikon çdo ditë e di se sa kam të drejtë”, tha Vuçiç dhe u kërkoi kundërshtarëve politikë që të mos e gënjejnë veten, as atë dhe as popullin për zgjidhjen e mundshme për Kosovën.

 

I pyetur për tërheqjen e serbëve nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, Aleksandar Vuçiç tha se qendrimi i tij ishte që serbët nuk duhet të marrin pjesë në punët e tyre.

“Do të jetë shumë e vështirë rreth Kosovës. Më mirë është të arrihet një marrëveshje sesa mos të arrihet”. Ata thonë që ne bëjmë presion. Nëse themi se nuk do të dëshironim që një serb të gjuante një serb, nëse kjo që po them është presion, ju mund ta quani atë siç të doni, duke shtuar se nuk do të ishte normale që një serb të gjuante një serb”, përfundoi Vuçiç.

 

Rajoni Aleksander Vuçiç presidenti i Kosovës