Sport19 Tetor 2022, 21:54

Zhbllokohet Milot Rashica, sulmuesi “Dardan“ gjen golin me fanelën e Gallatasarait (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Zhbllokohet Milot Rashica, sulmuesi “Dardan“ gjen golin me

Zhbllokohet Milot Rashica, sulmuesi “Dardan“ gjen golin me fanelën e Gallatasarait (Video)

Milot Rashica ka gjetur më në fund rrugën e rrjetës me fanelën e Gallatasarait! Shqiptari i Kosovës, arriti të realizonte golin e avantazhit, në minutën e 27, në sfidën ndaj Kastomonuspor, e vlefshme për Kupën e Turqisë.

Gjuajtja e Rashicës nga distanca u devijua dhe përfundoi në rrjetë, duke sjellë festë në kampin vendas. Vlen të theksohet fakti se Rashica u transferua këtë verë te klubi turk, ku po lufton për një vend si titullar i përhershëm.

Futbollisti gjithashtu është pjesë e Kosovës dhe vazhdon të jetë një nga të preferuarit e tifozëve “Dardanë”.

Rashica bu takımın ilk 11 oyuncusudur. pic.twitter.com/KfLkjSedsb

— Grande Terim (@grandeteriim1) October 19, 2022

Sport Gallatasarai Milot Rashica sulmuesi kosovar